Rama: BE tha se ne i kemi bërë detyrat. 30 qershori nuk shtyhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për mediat së bashku ma ambasadorin e BE, se raport i Komisionit Europian konfirmon se Shqipëria i ka bërë detyrat.

“Raporti për ne nuk është surprizë, por tregon se ne i kemi bërë të gjitha detyrat për të çelur negociatat. Raporti ka konfirmuar progres dhe në bazë të rezultateve ka rikomanduar çeljen e negociatave”,- tha Rama.

Edhe një vit më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Europian i ka çelur negociatat me Shqipërinë, kur në fakt vendimin final e jep Këshilli Europian dhe jo Komisioni Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Ai komentoi dhe qëndrimin e Presidentit Meta lidhur me mundësinë e negocimit të datës së zgjedhjeve vendore. Rama tha se PS nuk ka datë për të negociuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“PS nuk ka asnjë pëlqim në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjes. Kjo s’ka lidhje me qëndrimin e respektueshëm të Presidentit, por me qëndrimin tonë që më 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria institucionale”,- deklaroi Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?