FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama bën shpallje për miting në Facebook, por thotë se kjo nuk është ftesë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimit të Partisë Socialiste në sheshin “Skëndërbej”. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama bën me dije se nuk do të ketë asnjë festë dhe asnjë organizim.

“Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur?✌️” shkruan Rama.

Vihet re një kontradiktë e naive në thirrjen e Ramës. Pasi bën në orën 14:00 njoftimin në Facebook me 1 milion pëlqime, Rama thotë se nuk ka asnjë ftesë. A nuk është vetë njoftimi i Ramës një ftesë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë degët e PS-së kanë që dje që po organizohen me urdhër nga selia e PS-së për të marrë sa më shumë pjesë në festimet e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja sot në miting ka rëndësi për të justifikuar votoat që mori PS-ja në zgjedhje. Ndërkohë, Bashkia ka njoftuar po sot koncert me këngëtarët më të mirë në vend. Duket se të rinjtë do jenë për koncertin ne shesh, jo për Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?