Rama: Berisha është derri maç i Lulit?

Përballë simpatizantëve të njësive 3 dhe 4 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me listat për deputetë të demokratëve, duke i cilësuar si një çadër e re. Kryeministri ka ironizuar zgjedhjet e Bashës në listat për deputetë duke ju drejtuar demokratëve të thjeshtë. Rama është shprehur se nëse demokratët do të zgjedhin një parti që nga mbrëmë është pakandisur në një tjetër gjë, atëherë do të dënojnë Shqipërinë.

“Nëse zgjidhni PD, këtë parti që nga mbrëmë sot, është katandisur pa kuptuar në një gjë tjetër, atëherë keni zgjedhur të rrezikoni shumë gjëra…!”-tha Rama.

Më pas Rama i është drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur si fantin spathi që i ka mbetur PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ça do bëjë Luli me këtë çadrën e re? I vetmi fant spathi që i ka mbetur është Saliu! Apo është derr maç?!”, tha Rama me ironi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama nuk ka lënë jashtë kritikës së tij edhe liderin e demokratëve Lulzim Basha, duke thënë se ai ka “sahatin” e tij.

“Nëse nuk na jepni ne fuqinë, për të mbështetur punën e jashtëzakonshme të Lali Erit, lalin erin do ta keni për festa, për dasma e ngushëllime, por për punë harrojeni.

Dy vjet ka që dëgjohej gërrhima e Lulit në të gjithë Tiranën. Një kryetar Bashkie që ndejti katër vjet poshtë sahatit dhe sahati nuk punonte. Luli ka sahatin e vet dhe nuk i bën syri tërr!”-tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?