FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Rama bllokon “McAllsiter +”, drejt dështimit marrëveshja PD-PS”

Mediat rapotojnë se negociatat PS-PD janë drejt dështimit. Portali Lapsi.al shkruan se: “Kanë marrë një kthesë të fortë zhvillimet politike mbrëmjen e së së martës kur të gjithë prisnin finalizimin e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas vizitës së zv.ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee e gjithë dita ishte e mbushur me negociata mes palëveve mbi bazën e paketës “McAllister” me disa ndryshime. Që në orët e paradites kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi disa herë aleatët për tu konsultuar për ofertën e bërë. Ajo parashikonte përveç të tjerave edhe marrjen nga opozita të disa posteve në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Burime të lapsi.al thanë se e vetmja pikë ku negociatat ishin lënë pezull ishte shtyrja e datës së zgjedhjeve. Të njëjtat burime i dhanë lapsi.al se Kryeministri Rama nuk ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve përtej korrikut duke vënë si afat maksimal datën 23. Për opozitën kjo afat është i pamjaftueshëm për të realizuar kërkesat e saj dhe garantuar standardet e kërkuara. Lapsi.al mësoi se përveç datës së zgjedhjeve ka edhe disa pika të tjera për të cilat nuk është është gjetur plotësisht dakordësia. Marrëveshja për momentin është e bllokuar në këtë pikë dhe nuk dihet cila do të jetë ajo që mund t’i shtyjë palët drejt një rruge konsensusi“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?