FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama braktis ministrat e rinj që në orën e parë të punës së tyre. S’merr pjesë në ceremoninë e betimit (FOTO)

ZëvendësKryeministrja e re dhe gjashtë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan në kohë rekord para Presidentit të Republikës.

Betimi i tyre u bë pak pasi ata u miratuan në Kuvend në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.

Ndryshimet ndodhën në një kohë rekord, ndërkohë që Kuvendi pritej të mblidhej sërish mbrëmjen e djeshme për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i shtyrë punimet e djeshme parlamentare deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, në ceremoninë e betimit nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrat e rinj janë propozuar nga PD-ja pas marrëveshjes së arritur me 18 maj, mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Duket se Rama i ka ‘braktisur’ ministrat e rinj që në orën e parë të tyre të punes, jo pak të sikletshme që i pret.

Marrëveshja e arritur mes palëve bëri që opozita të rikthej në Parlament, pas më shumë se 3 muaj bojkot, si dhe protestës në çadër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?