FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët

Në një takim me peshkatarët në Durrës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda javës do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për të gjithë peshkatarët në vijën e bregdetit shqiptar.

Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit, i detyruar dhe askush nuk do të bëjë dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’u shërbejë peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë probleme me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën, do të detyrohet që të dorëzojë depozita”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?