Rama-Collomb: Shqiptarët në BE jo përmes azilkërkimit
Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, foli për progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Duke folur për fenomenin e azilkërkuesve, ai tha se “20% të vendstrehimeve të azilantëve në Francë i zënë shqiptarët.
“Autoritetet shqiptare kanë treguar shumë kurajo për këtë çështje sepse është një çështje mjaft delikate për t’i penguar njerëzit që duuhet të largohen ngha Shqipëria. Kur ne iu kërkojmë autoriteteve shqiptare se duhet të kthehen azilkërkuesit, janë treguar bashkëpunues”, tha Collomb.
Nga ana tjetër, Rama tha se rruga e vetme për shqiptarët për të qenë pjesë e BE-së është ajo e reformave dhe çeljes së negociatave. Azilkërkimi tha Rama nuk është rruga e duhur për shqiptarët.
“E vetmja rrugë për shqiptarët në tregun e punës, është rruga e reformave, rruga e negociatave të BE dhe jo azilkërkimi. Funksionimi normal i institucioneve, zhvillimi i procesit demokratik në bazë të modelit të Shqipërisë Europiane janë të panegociueshme. Kjo vizitë i shërben ecurisë së mëtejshme në të gjitha drejtimet që fola dhe përbën një tjetër hap shumë të rëndëishëm në forcimin e marrëdhënieve tona me Francën. Marrëdhënie që për qeverinë e Shqipërisë janë themelore për sot dhe për të ardhmen”, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155395535636523/
KOHA JONË SONDAZH

