FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama dërgon Inën në Stamboll, e puth në ballë dhe zbulon premtimin (VIDEO)

Ina Nuka, efektivja e forcave ”Shqiponja”, do të niset tek Stambollit për një mjekim më të specializuar, pasi sot humbi 2 gishta gjatë protestës së dhunshme të banorëve të ”Astirit” para Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama, i cili e vizitoi në spitalin ”Ushtarak”, 24-vjeçaren.

Përmes një psotimi në Instagram, Rama thotë se Ina i kërkoim diçka. ”Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje basketbolli. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje basketbolli. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Bqfw0J4g4Ub/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?