Rama dhe Lleshaj harrojnë dhunën e policisë dhe sulmojnë qytetarët: Protestues barbarë

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe pothuaj gjithë mazhoranca kanë nisur paraditen e sotme sulmin propagandistik ndaj opozitës për protestën e mbajtur dje. Në qëndrimet e kreut të qeverisë dhe pasuesve të tij nuk ka asnjë fjalë për dhunën e policisë ndaj protestuesve, por kapen vetëm pas një video që tregon një sherr mes vet protestuesve.

Ata i referohen një përplasje mes disa protestuesve me njeri-tjetrin, duke tentuar në këtë mënyrë të zhbëjnë gjithë protestën e opozitës dhe ta klasifikojnë tubimin e madh të opozitës, si një shfaqe barbare. Në protesta të tilla masive dhe me qytetarë të revoltuar, sigurisht që mund të ketë dhe përplasje të tilla. Por ngjarje si kjo video që denoncon kryeministri dhe ministri, nuk e zhbëjnë faktin se ajo që po ndodh në sheshe nuk është përplasje brenda protestuesve, por një konflikt i provokuar nga qeveria me qytetarët.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i ministrit Sandër Lleshajt në Twitter 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?