Rama dhe Tsipras takohen sot në Londër

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me homologun grek, Alexis Tsipras. Mediat greke raportojnë se takimi do të zhvillohet në Londër, në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.

Kryeministri Tsipras është në Londër ne nje kohe trazirash politike për Brexit dhe pasdite do të marrë pjesë në një drekë pune të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në të.

Më vonë ata do të marrin pjesë në takimin zyrtar, ndërsa pasdite do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i Tsipras me kryeministrin Rama vlerësohet si veçanërisht i rëndësishëm, në një kohë kur vijojnë konsultimet për mbërritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit grek, takimi do të zhvillohet në orën 17:20 sipas orës së Londres dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?