Rama: Do të bëjmë shkurtime drastike në administratë (Foto)
Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të bëjë shkurtime në administratë, madje shkurtime drastike në ato ministri që do të bashkohen në 2 e tre bashkë, si në rastin e ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Punës.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Llogara, Rama u pyet për qeverinë e re dhe mënyrën sesi do të funksionojë ajo.
Ai tha: Do të jetë një administratë e vogël, por jo shumë më e vogël me thënë të drjetën, sepse ne kemi numrin më të vogël të punonjësve në rajon.
Ne bëmë goxha shkurtime në 2013-ën por prapë do të bëjmë shkurtime. Sepse, bashkimi i ministrisë së Ekonomisë me ministrinë e Punës do të bëjë një ministri, jo një federatë. Këështu që numri do të shkurtohet në mënyrë drastike.
Sa I përket shkurtimeve, nuk kemi ndonjë tendencë. Ne i kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Punën…Nuk kemi pasur tendencë në shkurtime,” tha Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH





