FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama duke përdorur nacionalizmin mbron Dakon, akuzon opozitën se nuk e do vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Belshi se zgjedhjet nuk janë pa kundërshtarë por me kundërshtarët e zgjedhjeve. Ai tha se njerëzit shtyhen të sulmojnë institucionet nga ata që flenë të qetë në shtëpitë e tyre.

“Ata shkojnë jashtë dhe e bëjnë copë vendin. Turp më të madh nuk ka. Sot është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Ne nuk e kemi zgjedhur kundërshtarin. Ne kemi ardhur këtu dhe do shkojmë në të gjithë Shqipërinë. Zgjedhjet nuk janë pa kundërshtarë por me kundërshtarin e zgjedhjeve. Ne nga ana jonë kështu e patëm fatin politik të rregullonim gabimet e tyre. Është shumë më e vështirë t’i bësh gjërat. Unë mirëpres dhe ata që më shajnë. Se kam problem as për ata që thonë se më ra infarkt dhe ika në Gjermani. Shëndet më bëhet. Rruga jonë është e shënuar dhe ecën vetëm drejt.

Kush e merr durimin tonë për tulatje gabon. Kush mendon se ky vend mund të bëhet akoma shesh gabon. Kush mendon se ne po i frikemi atyre që bërtasin dhe ulërasin se janë të trembur dhe duan që të dëgjojnë zërin e tyre gabon prapë. Është e pakuptimtë që dhjetëra persona që nuk flenë në shtepi ndërsa ata që i shtyjnë të sulmojnë institucionet flenë në shtëpitë e tyre.”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?