FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Duke votuar Erionin si kryebashkiak, fitoni Halimin si gjinekolog

 

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në pallatin e sportit Asllan Rusi programin për vajzat dhe gratë. Kandidati për bashkinë e Tiranës , Erion Veliaj , kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë çmuar dhe ngritur lartë gratë punën e tyre. Kandidati Veliaj ka kritikuar rivalin e tij Kosova për mënyrën se si po i përdor gratë për barcaleta materniteti.

Ndrësa kryeministri Rama ka bërë sërish batutë me kandidatin Kosova. Ai iu bëri thirrje grave që përtej bindjeve politike të majta apo të djathta të zgjedhin Veliajn që të mos humbin një gjinekolog si Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Sot, nëse ka një njeri me fat, ky është Erioni që ju ka juve. Erioni është kandidati ynë i përbashkët. Por ai përveç se është kandidati i përbashkët, është kandidati i të gjitha grave të dy forcave. Gratë demokrate them se do reflektojnë. Duke votuar për Erion Veliajn, do fitojnë dy gjera; do fitojnë një kryetar bashkie dhe nuk do humbasin një gjinekolog. Puna e një kryetar bashkie, është ajo e Erion Velija, ndërsa puna që është lënë bosh në maternitetit mund ta bëjë vetëm Halimi. Gratë demokratike, duke votuar Erionin, mbështesin Halimin. Burrat i marrin të keqen grave për aftësi dhe populli shqiptare që është mjaftueshmërisht i mençur, edhe pse konsiderohet një popull patriarkal, nuk e do më kot aq shumë Çajupin. Por, populli shqiptar rezulton të jetë në të njëjtën gjatësi vale me Margaret Theçer”, pohoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Kryetari i Kuvendit është shprehur krenar për vendimin historik,  siç e quajti ai përfaqësimin në kuota të barabarta të grave në këshillat bashkiakë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?