Rama e nis ditën me një kërkesë: Përmes votës sonë…
Një “traditë” e Kryeministrit Edi Rama që mëngjesin e nis me një urim për shqiptarët. Sot përshëndetjen e radhës për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, e ka me diçka të bukur për Shqipërinë.
Rama ka postuar foton e katër të rinjve me lajmin e mirë se ata jane konkurrentë të garës Ndërkombëtare të NASA-s për Aplikacionin e Hapësirës. Kryeministri përpos shpjegimit dhe urimit për ta, kërkon ndihmën e shqiptarëve për t’i mbështetur ata përmes votimit.
Votimi bëhet përmes këtij linku:
https://2017.spaceappschallenge.org/challenges/ideate-and-create/space-jockey/teams/blue-odyssey/project
Statusi i plotë
Ju uroj ditë të mbarë me këtë foto të këtyre 4 të rinjve të mrekullueshëm shqiptarë, plot talent e ide inovatore, që kanë guxuar të provojnë dhe me projektin e tyre në skuadër ia kanë dalë të jenë ndër 142 konkurrentet e Garës Ndërkombëtare të NASA-s, për Aplikacionin e Hapësirës 2017. Ema, Nikolini, Jurgeni, Fabjoni, Denisi dhe Al’Erti, përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, konkurrojnë me një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA-s. Le tu japim një mbështetje të fuqishme që projekti i tyre të marrë jetë përmes votës tonë në këtë link:

KOHA JONË SONDAZH

