Rama e pranon: Ja emrat e atyre që njoh unë në listën e vettingut
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD-së, Jozefina Topalli për akuzat e saj të bëra në lidhje me listën e personave që janë përfshirë në listën e anëtarëve të komisioneve të vettingut.
Në fillim të fjalës së tij Rama tha se nuk kishte miq të tij në këtë listë, por më pas ka përmendur disa emra që ai thotë që i njeh, por që nuk janë miq të tij.
“Njoh vetëm Ina Ramën, Albana Shtyllën dhe Sokol Çomon”, është shprehur Edi Rama. Më pas kreu i PS-së nuk i ka kursyer ironitë e tij në lidhje me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin e faktin që ata nuk janë në listat e kandidëtave për deputetë të PD-së.
“Do më mungosh në Kuvend, por nuk është faji im. Është pasoja e vendimit për tu futur në çadër.Do më mungosh shumë por nuk është faji im. Kjo është fatura që duhet të paguani për ti shmangur asaj që bëtë bashkë në çadër. Çtë bëj unë që u futët në çadër, ca duke bërtitur por ca duke bërë sikur nuk ishin në çadër. Skemi çtë bëjmë Jozefinë. Unë nuk kam asnjë mik. Unë njoh Ina Ramën dhe jam krenar që kemi mbështetur Ina Ramën dhe jam i keqardhur që ti përmend si grua ”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

