Rama e quajti ‘Luçiano Pavaroti i Shqupit’, Boçi ia kthen sy për sy: Kurse ti je Palaço!
Deputeti i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, ka replikuar ashpër me Kryeministrin Edi Rama, që gjatë mitingut elektoral në Elbasan sot e ka etiketuar si “Luçiano Pavaroti, që këndon ariet e vjetra të SHQUP-it!”
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Boçit, që ia kthyer me të njëjtën monedhë: “Ndër ariet që pëlqej më shumë nga Pavarotti, realisht po i them Ramës, – shkruan ai, – është “Palacio”.
Ja “përgjigja e detyruar” e Boçit ndaj Ramës:
“Personi i parë që më ka thirrë si Luciano Pavarotti, ka qenë sekretarja e Universitetit, kur lexoi emrin tim, disi të çuditshëm për kohën. Rama që gjithë jetën ka qenë një plagjaturist, as vlerat e saj nuk ka e as tek thembra nuk i vjen. Ajo ishte një grua fisnike. Nuk i ka, sepse Rama është sot fiks “sekretarja” e krimit. Ndërsa ndër ariet që pëlqej më shumë nga Pavarotti, realisht po i them Ramës, është “Palacio”.
Më sjell ndërmend këtë palaçon mashtrues ndërkombëtar tonë që shëtit dhe dyerve të botës i veshur si i tillë dhe që fushatën e di luftë personash e jo sfidë programesh.
Ti z. Palaço na solle shëndetësi falas eeee!
Arsim cilësor eeee!
Punësim po se po eeee!
Bujqësi moderne eeee!
Etj…etj…
Sic e sheh ti nuk rren fare, jo.
Ti je vetë një rrenë e madhe Ramë!
Rame që të m? vijnë mendimet, unë nuk përdor e mbush hundët!
Nqs do akoma, po të kujtoj që siç je sot, si “Palacio” i Pavarottit dhe si baskebollist i tillë ke qenë.
Je vjetëruar shumë robo, je Republikë e vjetër, por huqet dalin me shpirtin.
Po të kujtoj, për të freskuar sado pak, basketbollistin nr. 5 të Elbasanit (Labinotit) që ti e di mirë se çfarë të bënte kur kërceje në tabelë (sa një filxhan)…e dilje me “teknikë”…
Nuk po ta shkruaj këtë, se luftën e kemi me programe, jo me më the e të thashë…Suksese në jetë!”
KOHA JONË SONDAZH

