Rama e Zaev në Pogradec, nis mbledhja e përbashkët Shqipëri-Maqedoni
Nis mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Maqedoni. Kryeministri shqiptar Edi Rama e vlerësoi “një moment kyç për historinë e përbashkët”.
” Jemi këtu për të ngritur marrëdhëniet në një stad të ri cilësor. Kjo kërkon një orientim të përbashkët strategjik. Si dy vende fqinje kemi detyrim të ofrojmë më shumë zhvillim dhe të punojmë për më shumë mirëqënie për qytetarët tanë duke përmirësuar standardet ndërlidhëse me njëri tjetrin”
Në orën 14: 30 delegacioni i ministrave maqedonas me në krye kryeministri Zoran Zaev u pritën në Pogradec me ceremoni zyrtare.
Në 16.30 do të jetë konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
“Të dy kabinetet qeveritare takohen në “Hymeti Palace”.
Midis çështjeve që do të diskutohen, do të jetë ndërtimi i korridorit 8, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, çka do të rriste shkëmbimet tregtare. Tema të tjera janë siguria dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.
“Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumente të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.
Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave“, sqaron gjithashtu qeveria.
Në datën 16, kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë Pustecin, ku do të priten nga autoritetet vendase dhe do të asistojnë në dorëzimin e mjeteve mësimore për studentët e një shkolle lokale.
KOHA JONË SONDAZH

