FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet hapur: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon ka ndryshuar

Teksa foli për të ardhmen e Partisë Socialiste dhe se kush mund ta trashëgojë atë më vonë, kryeministri Edi Rama, njëherë kreu i selisë rozë pohoi se marrëdhënie e tij me liderin historik të socialistëve është e mirë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Llogara, Rama theksoi se marrëdhënia me Nanon është e një cilësie tjetër, krahasuar me atë të pak kohëve më parë. Mes të tjerash ai tha se PS nuk trashëgohet, por fitohet.

Marrëdhënia ime me Fatos Nanon është me cilësi të tjera se para disa kohësh. Unë se kam marrë PS me trashëgim. Kush do vij para duhet ta fitojë jo me trashëgim.”, tha Rama. Duke qëndruar në këtë linjë ai përmendi edhe djalin e tij të vogël Zaho, ndërsa shtoi se nuk e di nëse ky i fundit do të merrej me politikë që mund t’ja trashëgonte PS të birit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zaho është ende i vogël dhe do vendos vetë nëse do merret me politikë. Ndaj PS nuk mund t’ja trashëgojë atij”, theksoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?