FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet nga Dibra për spiunët dhe patriotët: Kush bërtet më shumë ndaj sigurimit ka spiunuar më fortë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Dibër ku ka kryer takime me banorët dhe të rinjtë e zonës. Gjatë një takimi Rama ka ‘hedhur kunja’ për Berishën e Metën duke cituar një mesazh nga At Zef Pllumbi i cili ka thënë se kush bërtet më shumë ka kryer më shumë dëme në atë që bërtet sikur është kundra.

“I ndjeri At Zef Pllumbi, më ka dhënë një mësim të madh ku ra puna e spiunëve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, se e pyeta pse ata që kanë vuajtur më shumë janë njerëzit e paqtë, më tha ‘nëse do me dit kush ka spiunu më fort, dëgjo kush bërtet më fort ndaj Sigurgimit, nëse doni me e dit kush ia ka futur më shumë Kosovës, shikoni kush ulëret më shumë për Kosovën, nëse doni me ditë se kush ia ka futur më shumë Shqipërisë, është ai që bën si patriotik”.- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?