Rama flet pas takimit me Thaçin në Hagë: Ishte në top formë!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me ish-Presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Ishte një vizitë, ishte një çmallje e nevojshme, Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera se ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike e sovrane”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?