Rama flet për herë të parë për kabinetin e ri: Emrat dalin brenda Gushtit, do të jetë më e tkurrur
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për herë të parë për qeverinë e re, emrat e së cilës ndryshe nga sa pritej do të mësohen më herët; brenda muajit Gusht.
Duket se përgatitjet për kabinetin e ri “Rama 2” kanë nisur dhe ajo që zbulon kryeministri për mandatin e dytë është fakti se do të kemi një qeveri më të tkurrur. Këto ai i ka konfirmuar gjatë një intervistë për In Tv, ku ndërsa ka rrëfyer për veten, jetën personale, ka folur edhe për politikën e ditës. Rama ka pohuar se kabineti i ri do të jetë brenda muajit gusht dhe ndryshe nga kabineti Rama 1, Kabineti Rama 2 do të jetë më i vogël.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në çdo aspekt”, tha ai.
I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar.
“Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.
KOHA JONË SONDAZH

