FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet për marrëveshjen me Bashën: Nuk ishte tradhti ndaj PD, djalë i mirë por…

Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me marrëveshjen e 18 majit që u arrit mes tij dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i qeverisë tha se vendimi i Bashës nuk ka të bëjë me tradhëti ndaj PD. Mes të tjerash ai me humor pohoi se vazhdon të mendojë se Basha është djalë i mirë.

“Nëse Basha bëri një gjë që s’ka lidhje me tradhtinë, dënimin e asetit të PD, është pikërisht marrëveshja. Unë nuk dua të komentoj akuzat, që janë konsum i brendshëm i procesit që u zhvillua brenda PD. Uroj që ai proces të jetë mbyllur dhe të mos zgjas 4 vite. Jam i bindur për këtë (Basha djalë i mirë). Fenomeni është një gjë dhe si u shkuan zgjedhjet është një gjë tjetër. Ne e kemi pasur qartësi rezultatin tonë, pasi kemi pasur në vazhdimësi një lexim të qartë të opinionin në sondazhe. Vota jonë ka qenë e përputhur, sondazhi jonë nuk ka lidhje me drogën, nuk ka lidhje me blerjet”, tha Rama.

Mes të tjerash ai sqaroi edhe faktin nëse do të bëjë takim të përjavshëm me Bashen, ndërsa Rama shtoi se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takim te përjavëshëm s’besoj se do jetë nevoja por i përmuajshëm, dhe po ashtu u diskutua për të pasur një qasje të re në kuptimin e çështjeve ne kemi pasur shumë pak kohë dhe shumë energji të humbura…s’është në interesin e opozitës të rrijë në atë llogore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?