Rama flet për qeverinë e re: Do jetë e vogël dhe efiçente, do ketë emra të rinj

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për InTV, ka rrëfuer për veten, jetën personale, por sigurisht edhe politikën.

I pyetur për kabinetin e ri qeveritar që ka deklaruar se do jetë gati në gusht, kryeministri ka thënë se ajo që do të formohet do të jetë një qeveri e vogël.

Do bëjmë një qeveri të vogël besoj,  do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?