Rama hap fushatën më 1 qershor dhe më 2 shkon në Lezhë

Edi Rama nuk bën asnjë hap pas. Sonte ka patur darkë pune me PS. Ka zgjatur rreth 3 orë darka informale e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialistë të cilët janë pjesë e një Shtabi Elektoral të ngritur për zgjedhjet e 30 qershorit. Takimi u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare nr.31 në zonën e ish-Bllokut në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë organizimi i PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Pas çeljes së fushatës të shtunën në orën 17:00 te Parku Olimpik i Tiranës, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve për kryetar të bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?