Rama hap fushatën pa kundërshtarë: Në 30 qershor jemi fitues të padiskutueshëm

Kryeministri Edi Rama, në hapjen e fushatës elektorale ku partia që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, deklaroi PS do të dalë forcë e parë!.

Në fjalëqn që mbajti gjatë çeljes së fushatës Rama tha se Ata që vendosën që të dalin nga binarët.

“Sot nis maratona jonë 30-ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e Partisë Socialiste dhe kandidatëve tanë, si forca e padiskutueshme udhëheqëse e ndryshimit dhe zhvillimit në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis maratona 30-ditore për një betejë politike më të qartë se asnjëherë më parë mes të shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam një vend demokratik dhe atyre që duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë”, tha Rama në nisjen e fjalës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përmendur 1 qershorin, festën e fëmijëve, Rama tha se ardhmërinë duan ta ndërtojnë për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“1 qershori është dita e fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ta, duke bërë reforma që askush më parë nuk mund t’i imagjinonte. Ky është detyrimi ynë për fëmijët tanë. Edhe këto zgjedhje, të braktisura nga kundërshtarët politikë, janë pjesë e ardhmërisë. Ata kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje, prandaj kërcënojnë rrugëve se s’do ta lejojnë popullin të zgjedhë. Prandaj përbetohen rrugë se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike”, deklaroi kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?