FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i flet prerë Athinës, ambasadorja greke “ankohet” tek Donald Lu?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu pas seancës së Kuvendit ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re, për katër vjeçarin e ardhshëm është parë në kafe me ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.
Nuk dimë nëse Lu ka zgjedhur të takojë diplomaten greke pas fjalëve të prera të kryeministrit Rama se Shqipëria nuk ka për të mbyllur gojën e sytë për të drejtat e veta, apo është thjesht një rastësi.

Fotot ku duken Lu e Surani, teksa bisedojnë janë siguruar nga BalkanWeb.

Kujtojmë se kryediplomati amerikan nuk ishte i pranishëm gjatë seancës kur Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar Parlamenti, por nuk mungoi sot në sallë, për të dëgjuar programin e qeverisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?