Rama i kthehet Bashës: Ti s’takon dot as njerëzit e partisë tënde, lëri hajdutët e bosët!

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me tone të ashpra me kreun e PD, Lulzim Basha, për çështjen e rindërtimit. Akuzave të forta të kryedemokratit Basha, u është përgjigjur me gjuhë po të ashpër edhe kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, Rama i kërkoi Bashës të bëhet burrë dhe të mbrojë njerëzit e partisë së tij, sepse sipas kryeministrit, i ka lënë rrugëve. Më tej, Rama iu drejtua Bashës, duke i thënë që fjalën “hajdut” ta gëlltisë brenda dhe të matet mirër kur flet për hajdutëri e hajdut.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë në fakt, humbja! Humbja që e ka në konstitucionin e vet, mënyrës së të qëndruarit në skenën politike qysh në ditën e parë. Humbja që përgatit me duart, me gjuhën dhe me qëndrimet e veta çdo ditë. E pra, mua fondet e BE Lulzim më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, jam shumë mirënjohës jo vetëm BE, por gjithë partnerëve që na ndihmuan, që nga Brukseli deri në Abu Dabi, por po të them që në aspektin e nikoqirllëkut në shpenzimin e fondeve jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar për këtë projekt, sepse kanë garantuar që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe me koston e apartamenteve. Kështu që atë fjalën hajdut, që të ka mbirë në majë të gjuhës, gëlltite brenda, bëji gjuhës një kthesë, dhe herë tjetër kur nxjerrë gjuhën këtu, mate mirë kur flet për hajdutëri e hajdut, dhe mate mirë kur flet për mënyrën si shpërndahen paratë, kur flet për rrath të afërmish që merren me ndarjen e indurgjencave, duke shfrytëzuar zyrën e kryebashiakut. Bëhu burrë njëherë, se të ka ardhur rasti të bëhesh, por s’po e shfrytëzon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës, nuk i kanë takuar bashkë të tërë kryeministrat, që nga formimi i shtetit shqiptar, ndërsa zotërote nuk takon dot njerëzit e partisë tënde. Të jesh pranë njerëzve është ajo që ti nuk e mëson dot, se je vonë, po të paktën dilu zot atyre njerëzve tu se i ke dhe 95% e mos i lër rrugëve. Mos hajde këtu të bësh leksione morali, mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, sa herë del, ul e ngrit hajduta e bosa, se nuk ka ta borxh njeri Lulzim. Arsyeja pse ti nuk fiton nuk janë as kriminelët, as bosët, as gjithë ato që ti rendit, por je ti, sepse me këtë mënyrë të folur nuk të beson askush. Ti gënjen veten tënde. Ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkërisht, për të respektuar edhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo parti është më e bukura e lindjes, ‘give mi a brake’. Ti mund të jesh mister lindja, por lind më në fund, lind e mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut. Bëhu burrë e mos hajde këtu me dëngla, me akuza, me shpifje, baltë e llum, por hajde me argumente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?