Rama i përgjigjet kandidatit të PD: Mirë që Romeo s’e njeh Kushtetutën, po Zhulieta çfarë mendon?
Kreu i grupit parlamentar të deputetëve të LSI-së, Luan Rama i është përgjigjur ashpër kandidatit të demokratëve në Shkodër, Romeo Gurakuqi. Në një intervistë për mediat, Gurakuqi ka deklaruar se presidenti i zgjedhur, Ilir Meta po bën fushatë elektorale.
Ndërkohë, Luan Rama i kujton Gurakuqit se nuk ka asnjë njohje minimale për Kushtetutën e Shqipërisë.
“Çfarë paska thënë Romeo Gurakuqi?!
“… presidenti i zgjedhur e ka shkelur Kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur Kushtetutën…! “
Çfare fjalie – shprehja më domethënëse që provon se gjuha është materia e mendimit!
Mirë që Romeo nuk e njeh Kushtetuten, po Zhulieta çfarë mendon?…”,- shkruan Luan Rama.
Ligjet shqiptare dhe Kushtetuta në asnjë nen nuk flasin për President të Zgjedhur si funksion politik. Sipas Kushtetutës, Presidenti merr funksion ligjore dhe Kushtetuese vetëm pasi bën betimin për marrjen e detyrës. Presidenti i ri e merr detyrën më 24 korrik.
KOHA JONË SONDAZH

