Rama: Investimet që transformuan sistemin shëndetësor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama për të promovuar investimet e kryera në spitalet rajonale të vendit, është kthyer 4 vite pas për të kujtuar gjendjen e dikurshme në të cilën ato ndodheshin para investimit të Qeverisë.

Përmes një videoje, ku shihet transformimi i spitalit rajonal të Elbasanit, Rama thekson se ka ende shumë për të bërë në drejtim të shëndetësisë, ndërsa ka ndarë projektet e reja që do të nisin.

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysëm më parë , nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”, -shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes pamjeve në video, thuhet se “investuam në ambiente pritëse për pacientët dhe qytetarët, siguruam barnat dhe materialet kryesore bazë, aparatura të reja në shërbimin e Urgjencës. Sistem referimi për shërbimet e specialiteteve, vetëm në një muaj 5181 pacientë përfituan shërbimin në kohë dhe pa sorollatje. Epokë e re për kirurgjinë: instrumente të rinj kirurgjikalë dhe shërbim modern sterilizimi. Përmirësojmë shërbimin e kirurgjisë për 2700 pacientë në vit. 1 milion euro investime në pajisje mjekësore., grafi e lëvisshme, inkubatorë të rinj për maternitetin, set i ri për shërbimin e Okulistikës. Shërbime ndihmëse për pacientët. Transformohet pediatria, 9202 fëmijë marrin shërbimin në kushte moderne. Kemi ende shumë për të bërë. Projekte të reja së shpejti instalohet rezonanca magnetike, ndërtojmë Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë. Puna vazhdon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155972212741523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?