Rama, ironi me opozitën në Kuvend: Ju përmirësoni cilësinë e diellit, nuk matemi me ju
Edhe në seancën e sotme në Kuvend nuk kanë munguar debatet, ironitë, replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe opozitës.
Kryeministri Rama ka ndërhyrë pas debatit të krijuar mes deputetit të PD-së Xhaferraj dhe ministrit Ahemtaj për ndërprerjen e rikonstruksionit të dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari, në Durrës dhe rindërtimin e shkollave në këtë qytet.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama ka thënë se afatet nuk u përmbushën për shkak të pandemisë dhe kantieret e ndërtimit të shtëpive u bllokuan për muaj të tërë.
Më tej, Rama ka ironizuar deputetin e PD, Xhaferraj, duke thënë se “ju përmirësoni cilësinë e diellit, ne nuk matemi me ju”.
“U ndjeva i detyruar të ndërhyj sepse realisht çdo njeri ka të drejtë të gabojë, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. E ngritët me furi një uturi shpifjesh dhe akuzash dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu, me siguri keni qenë i zënë për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe se keni vënë re që mes angazhimeve për të pasojat e tërmetit dhe afateve të tërmetit ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën, zoti Xhaferri, pandemia. Ju kujtoj që kanë qenë muaj të tërë në të cilët kantieret janë bllokuar dhe detyrimisht edhe afatet do shtyheshin, ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt është tjetri, mbi ç’bazë i ngrini këto akuza, keni ndonjë shifër, ndonjë fakt? Shkollat kanë standarde, kanë kritere, kanë preventiva, janë zhvilluar si proces ndërtimi me gara, garat kanë dosje dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime edhe investigime dhe pastaj të nxirren konkluzione profesionale jo si mjek popullor apo si akrobat cirku, se është shumë e shëmtuar që gjithë kjo përpjekje të përbaltet në këtë farë feje pa asnjë bazë. Siç ju tha zv. kryeministri shkollat janë aty, krahë shkollave që keni ndërtuar ju, kontrasti është i njëjti si ai sot me mesjetën, në të gjitha standardet dhe kushtet që ofrojnë shkollat sot dhe deri dje. Natyrisht në këtë aspekt ne nuk matemi me ju, smund të matet cilësia e diellit me errësirën, pa disuktim që me shumë vëmendje do ta mirëprisnim çdo lloj fakti dhe argumenti jo dokrra dhe të shara prej të dehuri në klub”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

