Rama: Ja dy vendimet e para të qeverisë pas betimit

Kryeministri Edi Rama, pas një pushimi gjatë kohës së verës, i është rikthyer Komunikimit Javorë, ku ka folur për programin e qeverisë që do ta shpalosë ditën e nesërme.

Rama, ka njoftuar se pasi të marrë votëbesimin në Kuvend, pasi të behet betimi në Presidencë, qeveria e tij do të nisë menjëherë punën. Ndërsa, ai ka shtuar se dy vendimet e parë të qeverisë do të jenë ai I shpalljes së viti mbarëkombëtar të Skënderbeut, si dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm

“Nesër në 10 paradite do të marr fjalën në Kuvend për të prezantuar programin e qeverisë së re. Qeveria do te shpalle vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo qeveri është krijuar për të qenë një qeveri e juaja në kuptimin më konkret të fjalës, për të bërë progres të ndjeshëm, me shtet punë e mirëqenie. Ndryshimi i strukturës dhe mekanizmave është vetëm në fillim dhe është fillimi i një ndryshimi që do ndryshojë jetën e çdo qytetari, do ulë korrupsionin dhe do përshpejtojë integrimin evropian të Shqipërisë. I siguroj të gjithë pa përjashtim se do jem me mish e me shpirt njëri prej jush”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?