FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Ja pse i pranuam muxhaheidinët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimit të nënkryetarit të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Flamur Noka, lidhur me ardhjen e muxhaheidinëve në Shqipëri.

“Duke pasur parasysh kushtet ekstreme dhe situatën e tensionuar që rrezikonte jetën e një komuniteti shtetasish iranianë që jetojnë në Irak, anëtarë të organizatës MEK, qeveria shqiptare gjykoi të udhës të vendosej në krah të aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për të ndihmuar në evakuimin urgjent të këtij komuniteti nga Iraku, përkohësisht drejt shqipërisë”, thuhet në letrën përgjigje të Ramës.

Shefi i qeverisë nënvizon se, nga viti 2013 e deri më sot, numri i personave të ardhur në Shqipëri është 1.001, ndërkohë që në bazë të pritshmërive do të jenë edhe 1.900 persona të tjerë që do të mbërrijnë brenda vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë këta persona vetëfinancohen, ndërsa autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme ndërkombëtare, si UNHCR, IOM apo RMSA”, sqaron Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nënvizon gjithashtu se, të gjithë këta persona kanë hyrë në vendin tonë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme dhe SHISH dhe deri tani janë integruar më së miri në komunitet, duke mos shkaktuar asnjë incident serioz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?