Rama: Ja rruga që nxori nga izolimi 19 fshatra. Komentuesi: Lëviz se Ballist Morina do ekstradohet në Serbi
Mëngjesin e sotëm , kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamjet nga aksi rrugor Kukës- Shishtavec për të uruar ditë të mbarë. Në statusin e tij në ‘Facebook’ Kryeministri thotë se rindërtimi i këtij aksi rrugor nxori nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec.
Por edhe në këtë status komentuesit nuk kanë qëndruar indiferentë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe sugjerimet. Një qytetar i shkruan se Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi dhe Rama nuk duhet të qëndrojë indiferent.
“E keni ndritur duke punuar po lëvizni ballist morina do ekstradohet ne serbi”- i shkruan qytetari.

Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të aksit Kukës- Shishtavec, rindërtimi i të cilit nxorri nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Përveçse rrit aksesin e banorëve për shërbime dhe tregje, këtë verë ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë qenë në kërkim të bukurive natyrore ende të paeksploruara në zonën e Shishtavecit.
KOHA JONË SONDAZH

