Rama: Ju të PD vini era qepë. Keni diçka që ju lidh me shëmtinë (VIDEO)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155181870146523/

Kryeministri Edi Rama ka replikuar mbrëmjen e sotme, në seancën e Kuvendit, për ligjin e Vettingun me përfaqësuesit e opozitës. Kreu i Qeverisë nuk i ka kursyer akuzat dhe batutat ndaj PD.
Ai tha se PD ka qenë një parti e themeluar me ideale të bukura, por sot drejtuesit e saj “vijnë era qepë”.

“Kështu jeni me aksesorë që duket sikur vini nga jashte. Por seç keni diçka që ju lidh me shëmtinë”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i kryeministrit Edi Rama erdhi pas akuzave dhe batutave të deputetëve të PD-së, që i kujtonin veshjen me atlete të Kryeminsitrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë debatit në Kuvend, Rama tha se opozita po abuzon me qëndrimet për Vettingun. Ai tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë qëllim për të kufizuar burimet e institucioneve të reja.

Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka bërë thirrjen e fundit opozitës që të ftillohen në lidhje me organet e vetingut, përndryshe siç shprehet kryeministri, “do kthjellohen nga elektroshoku i komunitetit ndërkombëtar”.

“Unë do t’ju them vetëm kaq dhe kjo është thirrja e fundit që ju të ftilloheni. Ju nuk do të ftilloheni por kjo nuk ka pikë rëndësie sepse ju nuk jeni ftilluar asnjëherë kur unë ju kam bërë thirrje dhe pastaj është dashur elektroshoku i komunitetit ndërkombëtar që të ftillloheni pastaj thoni o po ça të bëjmë ne se na thanë o futuni, o ju nxorrëm nga penxherja.

Më mire të dëgjojmë njëri-tjetrin më mirë… Mirë mo si ka mundësi ju të gjithë këtu që vuajtët për vetingun që zoti e di se ç’hoqët derisa ta bëni realitet, jeni mbledhur ta mbroni vetingun nga ne ndërkohë që as operacioni ndërkombëtar i monitorimit as ata që ju bënë juve të fusni 2 këmbë dhe një dorë në këpucë dhe të vini këtu e të ngrini dorën tjetër me karton jeshil…

E kapët ju dhe ata nuk e kanë kuptuar. Domethënë prap ka gisht krimi këtu midis socialistëve dhe operacioneve ndërkombëtarëë të monitorimit. Përgjigjuni kësaj pyetje për veten tuaj. Ju lutem reflektoni dhe mos hajdeni të filloni zhurmën e madhe për komplotin kundër vetingut…”, tha ndër të tjera Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?