Rama: Kanceri s’luftohet me aspirina

Duke e krahasur situatën kur e mori pushtetin- e qeverisur nga demokratët deri më 23 qershor – si një trup me kancer ku metastazat janë përhapur shumë thellë, Rama u shpreh se do të bëjë gjithçka për të kaluar nga Shqipëria informale e Lala Gjonit tek ajo moderne e qytetarit.
Kryeministri përuroi zyrën e shërbimeve në Policinë e Vlorës me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë.
Edi Rama: “Jemi caktuar nga mandati i 23 qershorit jo si një mandat për të hequr PD-në dhe për të sjellë PS e LSI-në në pushtet, jo si një mandat për të ndryshuar fytyrat ministrave, zv ministrave apo drejtorëve e drejtuesve të gjithë territorit por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë.
Për të kaluar nga Shqipëria informale e Lala Gjonit tek ajo moderne e qytetarit. Tek një Shqipëri normale europiane që nuk mund ti lejojë vetes që të tregohet me gisht si nëj republikë droge në mes të Europës apo siç vazhdon të tregohet se është vendi i dytë më i pasur me burime energjike por që si askush tjetër në Europë vjedh veten e vet ditë natë për turpin e Zotit e të gjithëve ne që ngremë në Vlorë flamurin e Pavarësisë.
Jemi këtu për ta respektuar atë amanet dhe për tu bashkuar me çdo qytetar që ka të drejtë të shërbehet në mënyrë transparente dhe në afatin e duhur pavarësisht se është nga qendra e qytetit apo nga fshati më i largtët
Kush mendon se mund të ulet ritmi i reformave bën parashikim të gabuar, kush mendon se mund të ulet thellësia e reformave bën gabim do të shkojmë thellë e më thellë, pasi kanceri që kemi trashëguar dhe që i ka shpërndarë metastazat e veta në çdo sektor nuk luftohet me llafe, makiazh, aspirina e penicilina, por me terapi intensive të dhimbshme dhe operacione të thella si e vetmja mënyrë për ta nxjerrë shoqërinë tonë nga agonia në raport me ligjin dhe lëngata në raport me të drejtat e njeriut”.