Rama: Kauza e zgjedhjeve të lira, çështje madhore dhe duhet përgjegjshmëri

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama thotë se kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një çështje me rëndësi dhe që kërkon përgjegjshmëri si një problem i vjetër në zgjedhjet elektorale.

“Kauza e zgjedhjeve të lira, padyshim që është një kauzë e drejtë, është një kauzë madhore. Shqipëria e ka problem shumë të madhe çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrekte, transparente”, u shpreh Luan Rama duke folur në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut.

Nënkryetari i LSI deklaroi gjithashtu se çështja e zgjedhjeve të lira duhet të gjej një zgjidhej sa më parë gjë që dëshmohet edhe vëmendja ndërkombëtare që ka marrë kjo çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është padyshim çështja e parë që duhet zgjidhur dhe prandaj jemi nën apelin e përditshëm për dialog, për mirëkuptim, për konsensus dhe prandaj edhe ndërkombëtarët janë kaq të pranishëm në vajtje-ardhjet e tyre për të bërë të mundur atë që u tha edhe sot nga z. Yee, që natyrisht që zgjedhjet të jetë të mira duhet të jenë të gjithë palët që të konkurrojnë dhe të marrin pjesë në to”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?