FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama-Keqiang: Më shumë investime kineze në Shqipëri

 

Kryeministri kinez, Li Keqiang është angazhuar për mbështetje në zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri, gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, në Pekin.

Konkretisht, Keqiang shprehu angazhimin për nxitjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e zonës ekonomike të Spitallës, ku parashikohet të krijohen rreth 30 mijë vende pune. Teksa finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit ishte një tjetër bisedë konkrete mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, bujqësia është një tjetër sektor që ka qënë në fokus të bisedimeve mes dy kryeministrave. Ku kryeministri Keqiang informoi Ramën mbi një grant të qeverisë kineze për mekanikën bujqësore, si dhe gatishmërinë për të mbështetur infrastrukturën e prodhimit bujqësor. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë kineze Pacific Construction, në Shqipëri po përparojnë katër projekte të rëndësishme në infrastrukturë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?