Rama kryeministër por s’ka shtet për vajzën e tij: Je vetëm
Takimi me të rinjtë e Lezhës këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka ndarë edhe me një video live. Kreu i qeverisë së bashku me Ministren Harito, bashkëbiseduan me të rinjtë që sapo janë diplomuar dhe rekrutuar në administratë.
“Ndryshe nga jashtë shtetit ku bëhen dhjetra intervista derisa të marrësh punën e parë, kjo nuk ndodh në Shqipëri”, ka thënë Rama. Me të rinjtë, kryeministri ka ndarë historinë e Reas, vajzës së bashkëshortes së tij, e cila ka përfunduar arkitekturën. Rama tregon se ka e vështirë është gjetja e një pune, sidomos në shtet.
“Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund. Ja Milena e di”, ka shtuar Rama.
Sipas kryeministrit, vetëm në Shqipëri kërkohet të niset puna që me intervistën e parë. Ministrja Harito jep rastin e një studimi, ku mesatarja e intervistave për punën e parë është 25.
Biseda me të rinjtë
Rama: Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Pastaj ka hapur një studio të vetën të vogël. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund. Ja Milena e di. Sa aplikime për punë bënin jashtë?
Milena Harito: Bënin qindra. Punësimi i parë është shumë i vështirë. Unë kam bërë në fillim mbi 60-70 aplikime.
Rama: Në një studim, mesatarja e intervistave për punën e parë është 25. Ndërkohë që këtu te ne jemi mësuar me idenë që me të parën, me babin, me mamin, me kushëririn, me partinë hajde të marrim punën e parë.

KOHA JONË SONDAZH

