FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama letër publike, Basha i përgjigjet me video

Kryeministri Edi Rama, ka bërë këtë të shtunë një tjetër letër publike. Kësaj radhe, me një ndryshim, kryeministri Rama shkruan se letra publike nuk i drejtohet liderit të opozitës Lulzim Basha, por popullit demokrat.

Në letër, Edi Rama i shkruan mbështetësve të opozitës, duke iu thënë, se paniku nga zgjedhjet dhe drejtësia e ka bërë lidershipin e partisë së tyre të arratiset nga misioni i një partie demokratike.

Por kreu i PD-së i është përgjigjur me një video të postuar në rrjetet sociale. Basha iu bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin në protestën e së dielës, duke renditur dhe arsyet pse duhet të jenë në shesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1883555865079955/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?