Rama: Linja Ajrore Shqiptare, e konkretizuar me mbështetjen e Erdogan

Në mbyllje të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe selinë qendrore të Turkish Airlines.

Kreu i qeverisë Rama thotë në një postim në FB se është diskutuar për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare.

“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?