Rama me një mesazh të fortë për mbështetësit, kritikët dhe armiqtë
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sipas mënyrës së tij edhe ndjekësit virtualë në faqen e vet të Facebook, të cilët janë rreth 1.1 milionë. Rama ju ka dedikuar një status në rrjetin social, ndjekësve të tij. Ai falenderon mbështetësit, kritikët dhe “armiqtë” e tij në rrjete sociale.
Mbështetësit i ka falendruar, kritikëve ju ka thënë se i dëgjon kritikat dhe “armiqëve” që e kanë sharë edhe me libër shpie, atyre ju ka dhënë një këshillë.
“Dhe dua ta dini të dashur “armiq”, se kur ju kthehem siç i do mushka drutë, nuk ju bëj me faj ju, po pikërisht politikën, që për kaq shumë vite e vite, kultivoi një fare shumë të keqe në mjedisin e komunikimit publik”,-shkruan Rama.
Statusi i plotë
Të dashur miq te ketij rrjeti,
faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e “armiq” te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime
?
Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik
✌️
?
Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa… Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po “grushtohem” deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen
?
?
“Armiqve” te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh mes njerezve te zakonshem, edhe te rinjve fare! Dhe dua ta dini te dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik
?
?
Ne fund dua t’ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise. Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a “grushtohemi”, se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare
?? Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe
? Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire
??
Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia
?
Perqafime
Edi
(Obobo e kam shkruajtur pa ë dhe me sa shume miq kam “grushtuar” ketu per shqipshkrimin, kushedi ç'”grushta” do ha sot
☹️
?)
KOHA JONË SONDAZH

