Rama: Me të njëjtën forcë që fituam për Vetting-un do fitojmë edhe zgjedhjet

Dy rrugë të tjera në Bashkinë e re të Tiranës, rruga e fshatit Kasallë dhe ajo e fshatit Çekrezë, ku nuk është bërë asnjë ndërhyrje prej mëse 46 vitesh, po dalin nga harta e rrugëve që në vend të lehtësonin jetën e komunitetit, ia kanë vështirësuar atë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia inspektuan ecurinë e punimeve që janë drejt fundit, për t’ju dhënë banorëve rrugën që ata e kanë pritur prej dekadash, por që askush nuk ia dha deri më sot.

“Dy rrugë që kishin 46 vjet pa pikën e asfaltit. Sot mbajtëm premtimin vetëm në gjysmën e mandatit. Në datën 22 qershor bëjmë dy vjet kur ne vendosëm ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur dhe brenda dy viteve mbajtëm dy premtimet kryesore, rruga e Çekrezës dhe  rruga e Kasallës,” – shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Kryeministri Rama i siguroi banorët se me të njëjtën forcë dhe këmbëngulje që luftuam dhe fituam për Vetting-un, do të luftojmë dhe fitojmë për ta rritur ekonominë dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhja e 25 qershorit ka një rëndësi themelore për të vendosur do vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët, apo do të përjetojmë një tjetër prishje themelesh nga e para; Do të vazhdojmë rrugën e nisur për të bërë shtet me punë dhe me mirëqenies, apo do të kthehemi mbrapa në të vetmen rrugë ku di të eci partia e Lulit, në rrugën e rrënimit të vazhdueshëm dhe të gërhitjes së vazhdueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me votën e 25 qershorit do të vendosni  që Shqipëria të vazhdojë për më shumë punë, për më shumë siguri, për më shumë mirëqenie për secilin, apo do vendosni që t’i jepni Lulit, një punë që Luli nuk di ta bëjë. Do vendosni që ne të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën forcë, me të njëjtën kokëfortësi që luftuan dhe fituam për Vetting-un, të luftojmë dhe fitojmë për ta rritur ekonominë si asnjëherë më parë, sepse do e shpëtojmë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, apo do vendosni për t’ju dhënë një punë që s’dinë ta bëjnë, gjithë ata që sot janë bashkuar në çadrën e humbësve. Nëse çadra në bulevard ishte çadra e frikës nga drejtësia, çadra e skuadrës që ka prezantuar PD, çadra e humbësve. Republika e re me gjithë këta humbës! Tani zgjidhni e merrni, o do vazhdojmë përpara sëbashku, socialistë dhe demokratë, për flamurin kuq e zi që të shkojmë ta vëmë në oborrin e Europës, o do e fusim Shqipërinë në çadrën e humbësve nga e para.

Dua që ta kuptojnë të gjithë. Këtu nuk është fjala që ne duam më shumë pushtet për vete. Këtu është fjala se ne duam mbështetjen tuaj, për të bërë shumë më shumë për ju. Këtu nuk është fjala se ne duam thjesht më shumë deputetë për PS-në, këtu është fjala që ne duam të kemi timonin e reformave dhe të drejtojmë Shqipërinë pa pasur të tjerë në prehër. Më ndihmoni dhe na ndihmoni që të bëjmë më shumë për ju.

Me thënë të drejtën habitem si Saliu vazhdon rri aty, mbasi ka humbur të gjithë ata që kishte rrugës. Me Jozefinë e me të gjithë i mori lumi i çadrës. Saliu tek pullë aty, se çfarë bën aty me ata lloj kalamajsh që janë mbledhur, hajde gjejeni.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?