Rama me veteranët: 29 Nëntorin e diskutojnë ata që tradhtuan

Por ai theksoi se çlirimi i atdheut nuk ka lidhje me sistemin që u vendos më pas dhe se ata që po e diskutojnë datën nuk janë veteranët për tradhtarët ose të tjerë që nuk kanë qenë fare në luftë.
“Sigurisht është për të ardhur keq që datën e çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën dhe çliruan vendin, por e diskutojnë ata që tradhtuan dhe nuk ishin fare atje. Përpjekja për të sulmuar dhe vënë në diskutim datën e përcaktuar nga ata që ishin në fushën e betejës, është një përpjekje për të fshehur 29 Nëntorin pas 28 Nëntorit dhe për të mos i dhënë luftës antifashiste atë vlerë të jashtëzakonshme që ka.
Kjo luftë bëri të mundur që bota të shpëtonte nga një murtajë si ajo e nazizmit dhe fashizmit. Ishim me keqardhje ata që bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të zbehur 29Nëntorin. Flamuri i Shqipërisë u ngrit dhe u valëvit i lirë krahas me flamurin e SHBA-së, Britanisë dhe shteteve të botës së lirë” – u shpreh Rama.
Duke uruar 70-Vjetorin e Çlirimit Rama shprehu mirënjohje për veteranët e luftës dhe theksoi se qeveria po mishëron ëndrrën e dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun.