FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mesazh Metës: T’i dhamë votat për President mbi palët

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot zyrtarisht ‘luftën” me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

Në një takim me deputetët e rinj, ku po u jep dhe porosi për evidentimin e problemeve në administratën publike, kreu i qeverisë nuk nguroi që të falënderonte ish-aleatin e tij, Metën, ndërsa i kujtoi qartë se PS-ja ia dha votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

“Falënderoj Ilir Metën, jo se i çoi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”, pohoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të tjerash Rama lëshoi edhe një mesazh të qartë edhe për LSI-në, që e cilësoi ‘vrimë në ujë’. “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?