Rama, Meta e Nishani bashkë tek Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, kreu i shtetit Bujar Nishani dhe pasardhësi i tij, presidenti i ri i zgjedhur Ilir Meta, u bashkuan sot në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, nga ku vendosën lule në Memorialin ‘Nënë Shqipëri’, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.

Shënohet sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër, ceremonia zyrtare nuk mungoi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkohë që edhe strukturat e larta të opozitës me në krye Lulzim Bashën pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia u dha edhe tek (ERTV/ EDI Rama Televizon) në facebook, me mesazhin:”Përkulemi me nderim për ata që për atdhe jetën dhanë”, shkruan Rama ne Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154719195796523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?