Rama: Meta si President do jetë shumë më i mirë se sa kryetar i Kuvendit

Duke komentuar marredheniet me Presidentin Ilir Meta, Rama nga studio e “Top Story”, tha se ndersa te gjithe e mendonin se do te kishte nje kataklizmo, tha se ai ia njeh cdo dallge qe e con ne fatkeqesi Metes. Teksa me ironi tha se i njeh edhe nje merite si kryetari i Kuvendit.

“Unë e kam thënë më parë kur mendonin se na pret një kataklizmo, që nuk i druhem fare të ardhmes në aspektin e rolit që do luajë Meta si Presidenti i Republikës, ia di edhe dallgën që e çon në fatkeqësi kur vjen puna për të bërë zgjedhje strategjike ia di edhe sensin e përgjegjshmërisë kur dallga bie dhe ai qoftë në ujë qoftë në breg ecën me qetësi dhe maturi.

Madje besoj se do jetë si president shumë më i mirë se sa kryetar i Kuvendit, si kryetar i Kuvendit ka vetëm një meritë, që i dha liderit legjendar mundësinë të flasë në 4 vjet aq sa do ishin dashur 40 vjet një kryetari si Gramozi. Berisha do flasë sa thotë rregullorja për cdo deputet i Shqipërisë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?