Rama: Në 100 ditët e para sulm informalitetit

Në takimin që po zhvillohet me gazetarët në Velipojë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zhvillimet e reja që do të sjellë qeveria. Një nga çështjet më me interes është edhe rritja e pagave, ku Rama ka treguar se rritje do të përfitojnë vetëm mjekët të cilët punojnë nëpër rrethe. Kryeministri u shpreh se në këto 4 vite mjekët do të kenë një pagë me standarde evropiane.

Kategoria tjetër që do të përfitojë rritje page do të jenë ambasadorët e trupit diplomatik, të cilët sipas kryeministrit nuk e kanë me të njëjtat standarde si në vendet e tjera. Ndërsa për punonjës të tjerë nuk do të ketë ndonjë zhvillim të menjëhershëm u shpreh kryeministri. Në fokus të qeverisë këto 100 ditë do të jenë operacionet e fuqishme ku sipas Ramës do të sulmohet fuqishëm informaliteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?