Rama në Elbasan: Siç fituam për Vettingun, do fitojmë me rritjen e ekonomisë dhe punësimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Elbasani se siç “luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”.

Kryeministri Rama shprehet në statusin e tij në “ERTV Live?”: Elbasan – Siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?”.

Ne fjalen e tij nga mitingu, më shumë se të evidentojë arritjet e qeverisë së tij, Rama është fokusuar të sulmojë kundërshtarin, opozitën me frazën e tij të njohur  tashmë “ata nuk dinë të bëjnë shtet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jepu lodrën në dorë atyre dhe ata ta çmontojnë, nuk ngelet gjurmë nga ajo dorë. Ata e kanë treguar një çerekshekulli: Jepu shtetin në dorë dhe vetëm shtet nuk bëjnë ata. E çmontojnë,” tha Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i qeverisë dhe Partisë Socialiste sot kishte planifikuar hapjen e fushatës elektorale nga Elbasani për zgjedhjet e 18 qershorit. Lajmin e kishte bërë të ditur deputeti i Elbasanit Taulant Balla që më 30 prill.

Rama u përqëndrua në vazhdim tek reforma në drejtësi.” Doni të thoni ju ç’ka të bëjë Vetingu me ekonominë.- vërejti ai. – Kemi në Shqipëri tetëmijë konflikte, luftë vëllezër me vëllezër për pronat dhe e kanë bërë gjykatësit. Si mund të ecin ne përpara nëse nuk çojmë para ligjit ata që e kanë bërë pronën lesh e li? Kemi punuar për një investim 150 milionë euro në zonën e Lezhës për një kompleks turstik, me mijëra vende pune dhe kur ishim gati të firmosnim kontratën, nuk ishte më prona jonë! I kishte hequr pikën gjykatësi pronës dhe i fali tjetri 500 ha tokë. Ku keni parë ju që gjykata të të falë gjë?!

Keni parë ju të shkoni të ndani burrin në gjykatë dhe të dalësh me 5 burra? Ja kjo ndodh tek ne. Kështu lidhet Vetingu me ekonominë.

Gjykatësit tanë i kanë gjetur pronar, amfiteatrit të Butrintit! Para romakëve dhe grekëve të lashtë! E kishte gjetur ai gjykatësi! Doni që t’i dalë pronari, stadiumit të Elbasanit? Të vjen ai këtu dhe ju thotë “Jepni lekët për kalçeto”! E pra, kjo ndodh nëse votoni “ata”!

Deputeti i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se se dje ishte një grehinë me plehra këtu në qendër të Elbasanit dhe tani një park për qytetarët dhe nuk do të reshtim pa urbanizuar të gjithë Elbasanin.

“Ne kemi ecuar shumë me legalizimet dhe për tetë vite ishin bere 365 legalizime vetëm lokale dhe motele, ndërsa ne në katër vite beme 8000 legalizime”, tha Balla.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Më vjen mirë që takohemi katër vjet më pas dhe kjo që shihni është një dëshmi e ndryshimit dhe nuk jemi të gjithë njësoj se po të ishim të tillë sot këtu do ishin plehrat. Sot dua edhe këtu në Elbasan t’u them atyre që na kanë votuar në 2013 dhe që nuk kanë arritur që të mos preknin ndryshimin që kanë pritur, se ka një mundësi për ta bërë ndryshimin dhe zgjidhja është të na ndihmoni që timonin e qeverisjes ta mbajnë pa parti të tjera në prehër që të ecim në rrugën e të ardhmes”.

“Ka patur mes jush që kanë thënë se nuk do bëhet reforma në drejtësi me pretendimin se janë të gjithë njësoj, por për ta bërë reformën në drejtësi duheshin edhe votat e opozitës. Ata kanë dalë nga çadra kundër reformës së drejtësisë dhe janë futur në çadrën e humbësve. Ju i patë kur edhën në korrik dhe votuan. Ata nuk deshën ta votojnë Vettingun, por ju i patë sesi e votuan. Por, nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë, por edhe të demokratëve që të bëjme ndryshimin. Por, më e rëndesishme se dinjiteti i PS-së është dinjiteti i Shqipërisë”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?