Rama në Francë flet për zgjedhjet e 25 qershorit: Ju tregoj pyetjet që i bëj vetes çdo ditë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ‘Global Positive Forum’ që mbahet në Francë, foli për zgjedhjet e 25 qershorit që u zhvilluan në vendin tonë, ndërsa tregoi edhe pyetjet që i bën vetes çdo ditë.

Nga forumi me temë “Nxitja e ekonomive pozitive ne vendet ne zhvillim”, i cili organizohet në Paris nën kujdesin e veçantë të presidentit francez Emmanuel Macron, Rama theksoi se shqiptarët i dhanë përgjegjësi për të drejtuar.

FJALA E RAMËS
Ky vit ishte një vit zgjedhjesh, si në vendin tim ashtu dhe në tuajin. Tek ne, partia ime dhe unë fituam, në tuajin ishte bota që fitoi. Sa ndryshe do të ishin ndjerë miliona njerëz nëpër botë nëse kjo tokë e madhe e lirisë, vëllazërisë dhe barazisë do t’ia dorëzonte politikën të djathtës ekstreme? Por, kështu populli francez na dha shpresë, ndërsa Presidentit tuaj i dha përgjegjësinë e madhe që të drejtojë vendin në këto kohë të vështira, ashtu sikurse shqiptarët më dhanë të njëjtën përgjegjësi mua.
Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:
– A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?
– A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?
Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese.
Në zemër të gjithë kësaj është gjithmonë ekonomia dhe u ndjeva shumë i nderuar kur dhe Jacques Attali më kërkoi që të ndaja me ju sot vizionin tim mbi ekonominë pozitive.
Në fund të fundit, çfarë nënkuptojmë me “ekonomi”?
Nënkuptojmë njerëz. Nënkuptojmë njerëz që veprojnë, blejnë dhe shesin mallra e shërbime.
Nënkuptojmë sipërmarrës që kanë ide dhe i realizojnë ato, që krijojnë vende pune dhe plotësojnë nevojat e të tjerëve.
Nënkuptojmë qeveritë që hedhin themelet për zhvillim dhe krijojnë vende pune dhe pasuri me sisteme tatimore, të cilat më pas bëjnë të mundur investimin e duhur në të mirën publike, në shkolla, në spitale, në rrugë, në financimin e policisë dhe të ushtrisë që luftojnë kundër krimit dhe terrorizmit dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt.
Pra, e shikoni çfarë dua të them me të qenit “në zemër të gjithçkaje”? Gjithçka prekim. Gjithçka që na prek. Gjithçka që dëshirojmë për të ardhmen. Është e komplikuar, sigurisht. Vërini bashkë në një dhomë dy ekonomistë dhe pa kaluar shumë kohë ata do jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Por, në pozicionin tim, në majën e qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishëm të ekonomisë moderne? – Është dija.
Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?