Rama në Lezhë: Është një shans i madh që PD nuk është në zgjedhje
Nga Lezha, ku janë prezantuar kandidatët për deputetët kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse PD nuk pranon të hyjë në zgjedhje. Sipas kryeministrit Edi Rama opozita është ngujuar në çadër pasi nuk do vettingun dhe nuk do që të largohen prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.
“Ata që sot janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye të thjesht, nuk duan që ne të gjithë së bashku, populli mbarë pavarësisht bindjes politike në 18 qershor të pushojmë nga puna porokurorët dhe gjykatësit e korrupotuar. Ata nuk duan që ky popull pas 27 vitesh nën thundrën e padrejtësisë të çlirohen nga kthetrat e prokurorëve që do të jenë të parët që do përgjigjen përpara ligjit për padrejtësitë që kanë bërë”,- tha Kryeministri.
Kryeministri u bëri thirrje të rinjevë që të ftojnë miqtë e tyre që votojnë PD për të marrë pjesë në zgjedhjet. Kryeministri tha se mungesa e PD-së në zgjedhjet është një shans i madh për të votuar për Shqipëinë. “Nuk është qameti, por është një shans i madh që PD nuk është në zgjedhje”,- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

